Mario Draghi, kryeministri i ri i Italisë u betua sot me kabinetin e tij të qeverisë përpara presidentit të Republikës Matarrela.
Betimi u shoqërua me një ceremoni në presidencë e cila vijoi me rënin e kambanës në momentin e kalimit të kompetencave nga ish kryeministri italian Giuseppe Conte tek Draghi.
Draghin e pranoi postin si kryeministri i vendit, ditën e djeshme ku edhe formoi qeverinë e re.
Pas betimit administrata e Draghi duhet të marrë edhe miratimin e të dy dhomave të parlamentit italian, por një hap i tillë konsiderohet një formalitet sepse paraprakisht ai ka marrë mbështetjen e të gjitha partive
Sjellim në vëmendje se kjo është një qeveri teknike, pas rrëzimit të qeverisë së Giuzepe Contes pasi aleati i tij në qeveri ish kryeministri Mateo Renzi u tërhoq nga koalicioni.