Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar ish-kryeministrin, Sali Berisha për hedhjen në gjyq të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Francë pas shpalljes “non grata” në SHBA.
Hoxha shkruan se “njeriu që shpif çdo ditë nga “qytetari dixhital” kërkon prova nga SHBA dhe e akuzon për shpifje”.
“SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES
Nuk te zhgenjen kurre…
Hedh ne gjyq per shpifje, Sekretarin e Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne nje gjykate ne Paris, njeriu qe nuk pranuar kurre te deshmoje para nje gjykate shqiptare…
Kerkon prova nga SHBA, njeriu, qe akuzon dhe shpif cdo dite, i fshehur pas “qytetarit dixhital” dhe perbalt çdo kend ne kete vend, pa publikuar kurre as proven me te vogel…
Ne bajrakun e Gashit, nga vjen dhe Berisha, ka nje shprehje:
“Mshoji bac, e ki mire”….”-shkruan gazetari.
Në një postim të dytë, gazetari Artan Hoxha shkruan me nota sarkazme se SHBA ndodhet në “vështirësi” pas padisë së Berishës.
“U bubu ç’e gjeti Ameriken tani???!!!????????????
I kane bere padi ne nje gjykate ne France????????????
O Doktor, nuk te ka share Blinken nga faqja e facebook-ut te vete,
por ta ka hequr fillin Xhaxha Semi,”-shkruan Artan Hoxha.