U dëmtua nga reshjet e fundjavës, Prita e Sopotit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit

Prita e Sopotit do t’ i nënshtrohet rikonstruksionit, me fonde të bashkisë Gjirokastër.

Pas konstatimeve në terren inxhinierët, vlerësuan shkallën e ndërhyrjes për të siguruar qëndrueshmërinë e saj, bën të ditur Bashkia e Gjirokastrës, e cila ka publikuar edhe një video ku tregohen dëmtimet që ka pësuar prita e Sopotit pas reshjeve të fundjavës.

Sipas bashkisë së Gjirokastrës, shumë elemente të pritës si, shpatulla e majtë në drejtim të rrjedhës dhe vepra hidroteknike e shuarjes së energjisë të prurjeve të ujit, janë shkatërruar.

Si rezultat i reshjeve të dendura të shiut dhe amortizimit të pritës, rrezikohen investimet e kryera gjatë 30 viteve të fundit, në të dy anët e shtratit të përroit, bën të ditur Bashkia e Gjirokastrës.

Sipas Bashkisë, prita është ndërtuar në vitet 70 dhe ndërhyrja u vlerësua e domosdoshme./atsh

https://www.facebook.com/bashkia.gjirokaster/videos/461067311493412/?t=0

Loading...