Këngëtarja Eneda Tarifa e ftuar në puntatën e tretë të “Shiko Kush LUAN”, nuk mund t’i shpëtonte sfidës “Ndaje ose tortën”.
Pyetja dedikuar moderatores ishte: “Eneda ti je tashmë një mami beqare, por ne duam të dimë nëse e sheh në planet e së ardhmes një dasmë?! Na e thuaj ose tortën…”.
Me shumë sportivitet ashtu siç karakterizohet Tarifa përgjigjja e saj ishte: “Nëse vjen pse jo, martesa është fryt dashurie, jam e hapur për martesë, por jam e lumtur edhe kështu siç jam.”
Publiku nuk ka ende një përgjigje se kur mund ta rishohim Enedën në një lidhje dashurie, por të paktën një përgjigje e morëm. Kur dashuria të jetë pranë, mbase do të kemi edhe një dasmë.
Loading...