Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkondërm në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.
Dy persona babë e bir janë ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar.
Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjergo tha në një lidhje direkte se mbrëmjen e djeshme dy viktimave u ishte djegur shtëpia që kishin në këtë zonë, ndërsa ditën e sotme, kur ata kishin shkuar për të parë dëmet në banesë ishin ekzekutuar.
Gazetari tha se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, pasi ajo ka ndodhur në një zonë të thellë dhe policisë i është tashur kohë të arrijë.
Loading...