Mësohet se Ridvan Ramazani ka qenë i dënuar në vitin 2017 për falsifikim dokumentesh.
Ridvani njihej si i forti i fisit Ramazani, familja e të cilit ka qenë në konflikt me familjen e Edmir Koçisë.
Ky i fundit është ekzekutuar më 28 nëntor të vitit 2012 në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, një datë e njëjtë me ditën kur është vrarë dhe Ridvan Ramazani.
FNSh dhe RENEA kanë mbërritur në vendngjarje teksa vijojnë kontrollet për të identifikuar autorin ose autorët e kësaj ngjarje.
Loading...