U ekstradua në Itali, kush është Xhimi që ‘tërboi’ policinë italiane

Xhimi Isiu i njohur edhe si Gëzim Mejdani u ekstradua sot drejt Italisë. Grupi i Isiut u godit në vitin 2017, në kuadër të operacionit “Gjarpër tymi”, që u zhvillua nga Policia italiane, Guardia di Finanza dhe me informacione të përcjella nga policia shqiptare.

Grupi trafikonte kanabis në Napoli nga Holanda, ndërsa heroinën e merrnin nga Turqia. Në nëntor të 2017 sekuestroi më shumë se dy ton lendë narkotike hashash në Ravenna të Italisë.

Gjithashtu u sekuestruan të mirat materiale të grupit, si: 500 mijë euro pasuri; 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare 18 mijë Euro kesh dhe 3 kompani.

Loading...