U ekzekutua në rrethana misterioze/ Zbardhet vrasja e efektivit të FNSH, identifikohen 2 personat e dyshuar!

Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç.

Burimet bëjnë me dije se për ngjarjen grupi hetimor ka arritur të zbardh detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.
Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet me dije, përderisa deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes. 26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.

Loading...