Iku dhe i gjashti. U emërua të premten, (29 maj) u largua të martën (2 qershor).
Viola Hima nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se dy ditë (hiq fundjavën) në karrigen e drejtorit të zyrës vendore të Kadastrës.
Nuk dihen ende arsyet e largimit por ajo që dihet është se në këtë post edhe pesë drejtues të tjerë kanë dhënë dorëheqjen ne 9 muajt e fundit. Ndërkohë dihet dhe kush do ta zënvendësojë.
Ai është Jurgen Pilkati.
Para se të emërohej drejtoreshë Hima mbajti për 4 muaj postin e zëvendësdrejtores dhe më pas mori postin e lënë nga ish-eprorin e saj Bilbil Aliaj, i dorëhequr edhe ia në maj 2020 Kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në Bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet.
Prej vitesh, Kadastra e Vlorës është përfshirë nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat.