Një 19-vjeçar shqiptar i cili jetonte në Altamura të Barit, humbi tragjikisht jetën pasi u mbyt në det. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Anxhelo Cara.
Ai kishte shkuar bashkë me të dashurën në plazhin në Baia Verde për të kaluar ditën e diel, por fati i të riut rezultoi të ishte tragjik.
Paraprakisht dyshohet se i riu u fut në det për të ndihmuar të dashurën e tij që u gjend në vështirësi për shkak të rrymave, por prej andej nuk arriti të dilte i gjallë. Ekipi i emergjencës e nxori të riun 19-vjeçar pa ndenja nga uji, por nuk arriti dot të mbijetojë.
Loading...