U gjend i pajetë në dhomën e hotelit, zbulohet identiteti i personit

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme. Ai është Enri Brahaj nga Ballshi. Policia njofton se rreth orës 11.00 të ditës së sotme është njoftuar se 32-vjeçari është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli në qendër të qytetit.

Sipas policisë nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi pak ditë më parë Brahaj kishte qenë në spital për vizitë pas problemeve kardiake. Ai dyshohet se ishte punëtor i Rrugës së Arbrit, që po ndërtohet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32 vjeçarit. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po verifikojnë kamerat e hotelit./Shqiptarja

Loading...