U gjet i ngrirë në breg të lumit, viktima është nga Fieri

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Luftinjë në Memaliaj.

Sipas burimeve, personi i gjetur është Arben Stambolliu nga Fieri i moshës mbi 50 vjeç.

Sipas grupit hetimor i cili po punon për identifikimin, bëhet e ditur se trupi ka qenë i dalë në breg të lumit dhe deri tani nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Viktima është endacak rrugësh dhe shpesh qarkullonte në drejtim të Greqisë.

Familjarët e tij janë thirrur per ta identifikuar.

Nga Fieri kishte tre muaj që kishte humb kontaktet me familjarët, ndërsa mësohet se ishte i divorcuar dhe se kishte bërë disa muaj burg.

Ai njihej si alkoolist, ndërsa në trup grupi hetimor i ka gjetur dokumentet e identifikimit dhe telefonin.

Loading...