Vik*tima me inicialet A.XH është gjetur nga familjarët në një kanal buzë rrugës dhe është shoqëruar në Spitalin e Fierit nga i ati por nuk mundi të mbijetojë.
Sakaq, zbulohet se i riu është aksidentuar nga një automjet që drejtohej nga shtetasi A.Xh i arrestuar sot nga policia.
Shoferi e përplasi të riun dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndalohet drejtuesi i mjetit i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë shtetasin A.Xh.
Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Kri*meve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.
Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
(shqiperiaime)