Ditën e sonte u raportua një lajm tragjik ku mbeti i vdekur një 20-vjeçar. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Enriko Aliaj i cili u gjet i vdekur nga plagët e marra nga një armë zjarri.
Ngjarja e rëndë u raportua në shtëpinë e tij në Ponte dell’Olio në zonën e Piaçenza-s.
I dyshuari kryesor i vrasjes është vëllai i viktimës 18-vjeçar, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.
Ende nuk dihen motivet, policia po heton për një ngjarje me dashje, por nuk përjashton dhe aksidentin tragjik.
Në momentet kur ka ndodhur ngjarja mësohet se me viktimën dhe vëllain e tij ndodhej edhe një shok i tyre i cili fillimisht është larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët.