U gjet i vrarë në Shkodër, familja e denoncoi prej tri ditësh të zhdukur 32-vjeçarin

Endri Mustafa, i gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Shkodër kishte 3 ditë i zhdukur.

Humbja e 32-vjeçarit është denoncuar nga familja e tij në polici.

U gjet i vrarë në Shkodër, familja e denoncoi prej tri

32-vjeçari është një person i njohur për policinë pasi ka predentë penalë.
Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Loading...