Është publikuar fotoja e 35-vjeçarit, Taulant Lika i cili ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme në Thumanë pasi e ka zënë tranxha (një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve) teksa po punonte në fasoneri.
Sipas informacioneve të marra në vendin e ngjarjes, aksidenti i cili ka ndodhur në fasonerinë në pronësi të Alfred Kaleshës është i paqartë,
pasi tranxha është një makineri që peshon dy tonë dhe nuk ka asnjë mundësi të godasë personin që e përdor.
Dyshimet janë se punëtori mund të jetë goditur gjatë transportit të tranxhës. Por ajo që shton edhe më shumë dyshimet për ngjarjen, është përpjekja e pronarëve të fasonerisë për ta mbajtur të fshehtë ngjarjen e rëndë.
Për aksidentin në punë nuk është njoftuar as qendra shëndetësore Fushë- Krujë dhe as spitali i Krujës dhe nuk dihet se nga kush i është dhënë ndihma e pare viktimës.
Sipas burimeve fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur në zonën e Thumanës.