U infektua me koronavirus kur ishte 5 ditëshe, foshnja shërohet 1 muaj me pas

Një foshnjë në Kinë që ishte infektuar me koronavirus kur ishte vetëm 5 ditëshe është shëruar pas një muaji dhe ka lënë spitalin.

Foshnja e porsalindur, e quajtur nga media si Mu’en, deri më tani ishte pacienti më i ri i koronavirusit në Kinë, shkruan Daily Mail.

Mu’en, i cili ishte trajtuar në karantinë, u ribashkua sot me prindërit në Spitalin e Fëmijëve Henan në qytetin Zhengzhou të Kinës qendrore.

Ai u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse pesë ditë pasi lindi në 31 janar.

Djali u shtrua në spitalin provincial pasi patii një infeksion serioz në mushkëri.

Loading...