Këngëtarja e njohur malajziane, Siti Sara ka humbur bete jën me Covid-19, vetëm disa ditë pasi solli në jetë djalin e saj.
Siti u infektua në muajin e tetë të shtatzënisë dhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe u fut në komë dhe mjekët menjëherë ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.
Bashkëshorti i Sitit tha për mediat e huaja se në momentet e fundit të saj, këngëtarja ka derdhur lot.
“Ishte sikur ajo po kuptonte atë që ne po i thonim asaj. Vështirësia ime më e madhe është që si do i them tre fëmijëve të mi që nëna e tyre nuk jeton më”, tha ai.
Përveç të porsalindurit, çifti ka dhe tre fëmijë më të mëdhenj të moshës 6 deri në 10 vjeç.
Mjekët bënë të ditur se e gjithë familja më 25 korrik ishte testuar pozitivisht nga Covid-19.
Një ditë pasi Siti kishte marrë përgjigjen e analizave kishte publikuar një video në Instagram të fëmijëve të cilët shiheshin duke qarë pas marrjes së testeve Covid.