U kap me 6 çanta plot me drogë në kufi me Greqinë, zbulohet identiteti i shqiptarit

Zbulohet identiteti i shqiptarit që iu sekuestruan dje në Igumenicë 167 kg marjuanë. Ai është Mihal Qendro Leka, 37 vjeç, lindur në Sarandë.
37-vjeçari ishte dënuar më parë në Sarandë pasi ishte përfshirë në një vrasje të ndodhur në 2016-tën. Gjithashtu ai njihej si një përdorues droge. Droga u sekuestrua më 6 shkurt pranë një femre.

Sasia u gjet nga policia me ndihmën e dy qenve nuhatës dhe shumë forcave policore. Policia greke kanë arritur të arrestojnë Lekën, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Loading...