U kap me armë dhe kokainë, lirohet me kusht këngëtari Notis Sfakianakis

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis është liruar me kusht pasi, policia greke e arrestoi gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës me 6 gr kokainë dhe një pistoletë në makinë.

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull të gjatë këngëtarit të njohur nga fillimet në vitin 1992 në lokalet e natës në Athinë ku filloi që të performonte dhe deri mbrëmjen e së dielës kur përfundoi në pranga.
I cilësuar si “Zoti i natës”, ai ka shumë popullaritet në vendin fqinj, por jo vetëm. Në 2013 ai mbështeti hapur Agimin e Artë, por që më pas u tërhoq.

Loading...