U kap me mbi 167 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap me 167.5 kg kanabis, që i kishte fshehur në një fermë mandarine në Igumenicë. Gjatë kontrollit të policisë greke me dy qenë të stërvitur për zbulimin e dogës u bë e mundur zbulimi i kanabisit të papërpunuar e ndarë në 6 çanta udhëtimi që përmbanin 83 pako me kërp secila me peshë totale 167.5 kg.
Shqiptari i arrestuar u zbulua se nuk kishte as dokumente ligjore qëndrimi në shteti greke dhe qëndronte ilegalisht aty.

Përveç kanabisit , policia sekuestroi edhe shënues, dylbi dhe thikë.

Loading...