Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua mesditën e djeshme pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë.
Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.
Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë, të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç.
Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.
Kujtojmë që Fjolla Morina është një nga këngëtaret që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e medieve rozë për jetën luksoze dhe videoklipet e shtrenjta. Madje, shumë herë ajo është shfaqur në videoklipe edhe me armë zjarri apo veshje tejet ekstravagante. Më poshtë po ju sjellim disa foto, që tregojnë jetën mjaft luksoze të këngëtares.