U kap në flagrancë duke nxjerrë gurë dekorativ nga Mali i Tomorrit, pranga 37-vjeçarit

Policia e Beratit ka arrestuar një 37-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke ngarkuar pllaka guri dekorative të nxjerra nga Malin e Tomorrit . Gjithashtu, policia bën me dije se shtetasi në fjalë kishte edhe një punonjës të pasiguruar. Mbi të rëndojnë d yakuza, ajo e “Punësimit të paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
“Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin M.S., 37 vjeç, (administrator subjekti), pasi u kap në flagrancë në lagjen Barrikad, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu kishte dhe një punonjës të pasiguruar.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur edhe në kërkim në datën 12.05.2021 nga DVP Elbasan për veprat penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Veprimet e mëtejshme u kryen nga DVP Elbasan.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshem” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit”, njofton policia.

Loading...