Detaje të reja zbardhen nga arrestimi i 36-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Vlorë.
Sipas burimeve thuhet se 36-vjeçari Indrit Hita rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë në Tepelenë.
Ndërkohë, arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Ai është pikasur nga policia pranë plazhit të vjetër, por ka tentuar të shpëtojë duke ikur me vrap dhe duke u futur në një zonë në errësirë.
Policia ka qëlluar disa herë në ajër për ta paralajmëruar të ndalojë, teksa më pas e ka arrestuar në lagjen ‘1 Maji’, duke i gjetur një armë zjarri me vete.
Loading...