U konfliktuan për një vajzë/ Kush është 19-vjeçari që humbi vëllanë dhe po lufton për jetën

E zezë ka rezultuar kjo e premte për qytetin e Elbasanit, një kga qytetet më problematike në vendin tonë sa i takon kriminalitetit.

Një sherr i çastit, që sipas burimeve ka pikënisjen te një vajzë, ka shkaktuar pasoja të rënda për një familje nga Elbasani, e cila ka humbur njërin nga djemtë dhe tjetrin e ka në gjendje të rëndë.

Florenc dhe Mikele Kovaçi janë dy vëllezrit që mbrëmjen e sotme u përfshinë në një sherr në lagjen Qemal Stafa të Elbasanit.

Ngjarja merr përmasa më tragjike teksa mësohet se 28 vjeçari Florenc Kovaçi, i cili mbeti viktimë e këtij sherri, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka marrë plagë të rënda me thikë në pjesën e gjoksit. Ai gjithashtu ka pasur goditje me mjete të forta në pjesën e kokës.

Vëllai i tij, që shihet në foton e mëposhtme, 19 vjeçari Mikele Kovaçi është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Loading...