U kthye në makth me vjedhjet e frikshme që bënte, shqiptari kapet nga policia greke

Një shqiptar, i njohur me nofkën “Tiramola” ka rënë në duart e policisë greke pasi u kap nga rojet e sigurisë së një firme private. Ai është dënuar me burg rreth 23 herë, por nuk ka kaluar asnjë ditë pas hekurave.

25-vjeçari, i cili ka fizik të dobët dhe është 2 metra i gjatë ishte ‘makthi’ i dyqaneve në Athinë pasi hynte brenda dhe vidhte çdo gjë, duke nisur nga paratë tek produktet, çantat, portofolët dhe telefonat celularë të punonjësve.
Hajduti “magjistar” kryente katër deri në pesë sulme ndaj dyqaneve ndërsa një shumë parash i merrte nga femrat, me të cilat kalonte kohë të këndshme ndërsa konsumonin kokainë. Efektivët e policisë arritën të identifikojnë dhjetë raste dhe po presin rezultatet nga të tjerët ndërsa rrezja e veprimit të vjedhjeve fillon nga Ampelokipi, Exarchia dhe Kolonaki dhe arrin në Sintagma e Akropol.

Media greke ‘Protothema’ bën me dije se shqiptari grabiste punonjësit e lokaleve teksa kthenin shpinën për të bërë kafenë, të cilën e kishte porositur ai. Ngjarja e fundit ishte grabitja e telefonave të dy punonjësve, njëra me vlerë 800 euro, tjetra 600 euro.

Loading...