U kthye pas 7 vitesh nga Siria, Floresha Rasha refuzohet nga vjehrri: S’dua t’ju shoh në shtëpi

Floresha Rasha, edhe pse pas shtatë vitesh lufte në Siri, preku sot tokën shqiptare, është përballur me refuzimin e familjes së saj.

Në një intervistë për Report TV, Shaban Rasha, vjehrri i Floreshës, thotë që vetë, djali Amari është njeriu që ai ka pritur të kthehej.
Nusen e tij, Shabani e quan tradhëtare. Ai shprehet se nuk dëshiron ta shohë me sy Floreshën, pasi pas vdekjes së të birit, (Historinë e tyre lexojeni këtu), ajo është martuar me dikë tjetër, me të cilën ka edhe dy vajza.

Me lot në sy, ai shprehet se ka qenë një vjehërr i mirë, që e ka mbajtur Floreshën si vajzën e tij, por kjo e fundit është larguar dhe nuk ka më vend më shtëpinë e tij.

“Unë jetoj vetëm. Djali i madh është vrarë në Siri, vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë vrarë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta terroristët.

Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure. Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kapmin e rehabilitimit, që kur ka vdekur djali që në 26 dhjetor 2016.

Dy vajzat (Emel dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe t’u jap mbiemrin.

Jam lidhur me njerëzit që më kanë marrë ne telefon që më kanë njoftuar. Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt.

Nuk e ka lejuar ajo që të më marrë, kam qenë një vjehrr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues.
I thashë m’i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se aty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh,”– tha Shaban Rasha.

Loading...