Dy kontrollorët e arrestuar për grevën n Albcontrol në Rinas kërkojnë lirimin nga burgu.
Armando Fezga dhe Muhni Mezini u lanë nga Gjykata në arrest me burg si organizatorë të grevës, dhe tashmë kanë apeluar vendimin ku kërkojnë lirimin.
Nga ana tjetër në arrest shtëpie u la dhe Floresha Ndreca, e cila deklaroi se e kishin pushuar nga puna si kontrollore.
Kontrollorët disa ditë më parë bojkotuan punën pasi i ishte përgjysmuar rroga, teksa ikishin nënshkruar deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit dhe pandemisë.
Përveç kontrollorëve që kanë tashmë punë me drejtësinë, gjithë të tjerët u kthyen në punë.
Loading...