Është përclljellë për në banesën e fundit 45-vjeçarja Eva Lera, e cila pas një sherri në çift u mbyt me duar nga bashkëshorti i saj Teodor Lera.
“Ceremonia e varrimit është bërë në fshatin Tragjas të Vlorës. Ata jetonin në Vlorë me qira. Fëmijët që ndodhen jashtë shtetit janë nisur për të ardhur, ndërsa vetëm vajza e vogël ka qenë në varrim”.
Dera e banesës së çiftit Lera ne lagjen Kushtrimi në Vlorë është kyçur, ndërkohë që në të ka ende shenja të forcës së përdorur nga kushëriri i 45-vjeçares që ka tentuar ta hapë atë për t’i ardhur në ndihmë.
“Nuk ka asnjë njeri. Të vetmet ndërhyrje janë ato të ditës së djeshme ku është dëmtuar muri nga një i afërm i familjes i telefonuar nga vajza e çiftit Lera pasi prindërit nuk përgjigjeshin në telefon. 45-vjeçarja kur ka mbërritur i afërmi ka qenë pa jetë”, raportoi Mehmeti.
Fqinjët deklarojnë se çifti jetonte prej vitesh në fshatin në fshatin Tragjas dhe nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm.
“Ishte grua model, punëtore, e mirë, model, kaq mund të them. Ai e kishte dhunuar njëherë dhe ishte dënuar. Nuk kemi dëgjuar probleme”, tha një fqinje.
Krimi i rëndë ndodhi dje në Vlorë, ky 57-vjeçari Teodor Lera mbyti me duar gruan e tij Evën dhe më pas preu damarët. Ai ndodhet në spitalin e Vlorës në kujdesin e mjekëve.
(BalkanWeb)