U lodh duke e pritur personin e duhur, u martua me veten e saj

Një grua ka martuar veten e saj, pasi që u mërzit dhe u lodh duke e pritur personin e duhur për tu martuar.

Laura Mesi, një 40 vjeçare, instruktore e fitnesit nga Italia, ka bërë një pakt me veten e saj, se nëse nuk do ta takonte personin e duhur kur ajo mbush 40 vjet, ajo do të duhet të martohet me veten- dhe kjo është plotësisht ajo se çfarë bëri.

Pas 20 vite kërkime, ajo hoqi dorë, dhe vendosi ta martojë vetën, raporton “The Indepedent”.

Ajo tha në një intervistë “U kamë thënë shoqërisë dhe familjes se nëse nuk do e gjej ‘shpirtin tim binjak’ deri në moshën 40 vjeçare do ta martojë veten”.

Martesa ishte një ceremoni ku asaj i kushtoji pothuajse 9 mijë dollarë për një martesë tradicionale, një unazë të veçantë dhe madje edhe një tortë. 70 mysafirë po ashtu morën pjesë në ditën e madhe, dhe pat shumë pije dhe ushqim, kërcim dhe shampanjë.

Loading...