U nda nga Romeo? Aleksia Peleshi i fut të gjithë në dyshime me veprimin e fundit

Prej disa ditësh në mediat rozë po përflitet se vajza e Niko Peleshit, Aleksia i ka dhënë fund romancës së saj me aktorin e njohur të humorit Romeo Veshajn.
Dyshja po përfliten për një ndarje të mundshme sepse nuk ndiqen më as në Instagram. Nuk dihet çfarë ka ndodhur realisht me çiftin, duke qenë se ende nuk ka ardhur një konfirmim nga asnjëra prej apëve.

Mirëpo pak çaste më parë Aleksia i ka surprizuar të gjithë me postimin e saj. Ajo ka publikuar një portret të Ismail Qemalit, të cilin e ka bërë vëllai i Romeos, Donaldi. Jo vetëm kaq, por postimin e ka shoqëruar edhe me zemra.

Nuk dihet çfarë ka dashur të thotë Aleksia përmes këtij postimi, ndërsa fansat kanë hamendësuar se është një sinjal që tregon se ajo dhe Romeo janë akoma bashkë.

Loading...