U përdh*nua nga shqiptari dhe i dogji flokët me çakmak, ish-bashkëshortja e 33-vjeçarit: ‘Kam frikë se çfarë do të ndodhë nëse ai del nga burgu’

28-vjeçarja greke që u sul mua dhe u dhunua nga 33-vjeçari shqiptar në Greqi është e frikësuar se çfarë do të ndodhë pasi të dalë nga burgu. “Ndihem e sigurt që i është caktuar masa e paraburgimit, por kam frikë se çfarë do të ndodhë nëse gjërat ndryshojnë”, tha gruaja për Star.

Ndërsa avokati i saj tregon se është në gjendje të rënduar psikologjike pasi jeton me frikë, por ditët e fundit ndihet më e sigurt.

Ajo është e tr onditur nga ana psikologjike. Ditët e para fliste me mua dhe qante, tani është më e qetë edhe për fëmijët e saj. Ajo jetoi me frikë deri vonë. Tani ndihet më e fortë dhe mendoj se ishte e vendosur pasi shkuam nga spitali në komisariat”, tha avokati i 28-vjeçares.

Nga ekzaminimi i mjekëve në spitalin Korinthi, u zbulua se gruaja kishte marrë goditje në sy dhe lëndime kraniocerebrale (dëmtim i trurit). Vëllai i v iktimës ka zbuluar detaje rreth të shkuarës së shqiptarit, i cili e kë rcënonte 28-vjeçaren.

“Unë mund të them se isha kumbari sepse i kërkova motrës sime të divorcohej dhe të ndalonte çdo lloj lidhjeje me këtë burrë. Në marrëdhënie u krijua agresion. Ai e kishte goditur edhe më parë. Çdo person në rrjete sociale e konsideronte të dashurin e saj virtual, por ishin inekzistent”, tha vëllai i 28-vjeçares.

Sipas informacioneve, në ditët në vijim pritet të dëshmojnë persona nga shoqëria dhe familja për të shkuarën e 28-vjecares, e cila është zhvendosur bashkë me fëmijët në shtëpinë e të atit.

Rreth një javë më parë, 28 vjeçarja greke e denoncoi se ish burri e ka kapur me forcë, e ka çuar me makinë në një vend të shkretë, dhe pasi kanë debatuar e ka rrahur në mënyrë brutale ku dhe i dogji flokët me çakmak.

Brenda makinës, e ka goditur me grushte në kokë e trup dhe më pas e ka dërguar me forcë në shtëpinë e prindërve të tij, ku e përdhu noi.

Loading...