Ditën e kaluar në të gjitha portalet dhe mediat shqiptare me shpejtësi u përhap lajmi se këngëtarja shumë e dashur e publikut, Elvana Gjata do të konkurronte në Eurovizion.
Sipas thashethemeve, ajo do të përfaqësonte San Marinon në festivalin Europian më këngën “Me Tana” me të cilën u rendit e dyta në “Fest 58”.
Për shkak se San Marino është një mikro-shtet me një popullësi prej 33,562 banorësh, Eurovizioni e lejon të marrë një këngëtar të jashtëm për t’i përfaqësuar.
Shumë fansat dolën në përfundimin se e përzgjedhura e tyre do të ishte Elvana Gjata pas komenteve të shumta në rrjetet sociale.
Megjithatë kjo do të mbetet vetëm një dëshirë e fansave të saj dhe fanatikëve të këngës “Me Tana” pasi përfaqësues të këngëtares kanë konfirmuar për revistën “Anabel” se këto aludime nuk janë të vërteta./TAR