Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin Peqin-Elbasan. Mësohet se janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”, dhe si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”
Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, fshati Lazaren, për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.06.2021, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”, si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Loading...