U pickua nga gjarpri, aktori i njohur shtrohet me urgjencë në spital

Aktori Cary Elwes, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin e vitit 1987 “The Princess Bride”, u shtrua në spital pasi u pickua nga një gjarpër në Kaliforninë Jugore. Lajmin e konfirmoi vetë aktori përmes një postimi në rrjete sociale.

Aktori 59-vjeçar tha se ndihej më mirë ndërsa tregoi dhe gishtin e fryrë dhe të nxirë.

Sipas mediave të huaja, Elwes ishte duke bërë punë në oborr para se të kafshohej dhe ai duhej të transportohej me helikopter në spital.

Loading...