Ka humbur jetën ditën e sotme 63-vjeçari S.A., i cili u plagos me mjete të forta gjatë një sherri në lokal 5 ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Ishmit në Durrës, pasi një konflikti mes tij dhe shokut me të cilin po pinte në tavolinë, ku më pas u përfshi edhe pronari i loklait me kushurinjtë e tij.
63-vjeçari dhe shoku i tij kanë qenë duke pirë në lokal, por në debat e sipër kanë nisur të konfliktohen , ku në të janë përfshirë edhe pronari i lokalit me kushërinjtë e tij.
Gjatë sherrit janë përdorur sende të forta, ku mbetën të plagosur shtetasit D. K., 55 vjeç, R. A dhe S. A., 63 vjeç, i cili humbi jetën ditën e sotme.
Për ngjarjen u arrestuan 3 persona si dhe u gjobit pronari i lokalit me 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit