U qëllua nga klienti pse i tha që tavolina është e rezervuar, familja e kamarierit hap dyert e mortit

Pas disa ditësh në koma, dje ndërroi jetë kryekamarieri i një lokali në Elbasan, Gazment Kurmaku. Ai u qëllua nga klienti Erjon Llapushi pse i tha që tavolina është e rezervuar.

Familja e tij ka hapur dyert e mortit sot, ndërsa të afërmit e tyre flasin të dëshpëruar për këtë ngjarje duke kërkuar që autori i kësaj ngjarje, të arrestohet sa më parë pasi është ende i lirë.

Disa nga të afërmit shprehen: Djalë shumë i mirë, i sjellshëm e punëtor. Doktorët ja prenë shpresën që në fillim dhe nuk ka pasur kurrë probleme të kësaj natyre. Nuk e di se cfarë u bë me autorin, ai u zhduk.

Fatkeqësi më të madhe se kjo nuk ka, se shko për të punuar dhe shkon tjetri ta vrasë. Më të rëndë e kanë dhe prindërit.

Gjithë jetën ka qenë kamarier, një njëri i mirë dhe i rregullt në punë dhe nuk e kuptoj si ka arrit deri këtu. Autori duhet kapur dhe të vihet para përgjegjësisë për këtë krim dhe të marrë dënimin maksimal.

Loading...