U qëlluan me 80 plumba, ndërron jetë edhe nipi i biznesmenit shqiptar(emri)

Nuk arriti ti shpëtojë vdekjes as 24-vjeçari Ergin Iseni, i cili u plagos më 12 maj në Shkup. Kujtojmë se nga sulmi gjeti vdekjen e menjëhershme Kamber Idrizi. Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportuat disa ditë më parë se dy viktimat janë zënë pritë, dhe në drejtim të mjetit që ata po udhëtonin janë shtënë mbi 80 plumba, 6 prej të cilëve kishte marrë edhe 24-vjeçari Iseni, nipi i Idrizit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Butel 2, në Shkup. Në momentin e krimit, viktima ishte në makinën e tij, të parkuar pranë një një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Loading...