U raportua e humbur nga prindërit, gjendet në plazhin e Spillesë 3-vjeçarja

Një 3-vjeçare e cila ishte raportuar e humbur nga prindërit e saj në Plazhin e Spillesë, është gjetur nga policia.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave është bërë i mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

Pasi u gjet, punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit.

NJOFTIMI:

Gjendet brenda pak minutave nga Skuadra e Njësisë Policore Detare që monitoron vijën bregdetare në qarkun Durrës, një e mitur 3 vjeçe që u raportua e humbur nga prindërit e saj, në plazhin e Spillesë.

Policia Kufitare e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe ardhjes në ndihmë të qytetarëve dhe pushuesve në nevojë, rreth orës 17:00 kanë marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore, menjëherë kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit, të cilët falënderuan Policinë për reagimin e menjëhershëm për gjetjen e saj.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin e sigurinë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me patrulla nga toka dhe deti, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për pushuesit, vizitorët e turistët.

Loading...