Janë zbardhur identetet e të përfshirëve në pengmarrjen e ndodhur në Himarë.
Mësohet se ‘pengu’, është 41-vjeçari Sali Gaxha, ndërsa autorët e ngjarjes, që tashmë janë vënë në pranga, janë tre të rinjtë e indentifikuar si:
Nikoll Medha 26 vjeç, Ardjan Medha 31 vjeç (vëllezër), dhe Ilirjan Miska, 26 vjeç, të tre banues përkohësisht në Himarë.
Ngjarja ndodhi më datë 27 tetor, po u bë publike vetëm sot.
Tre autorët, që tashmë janë vënë në pranga, pas një konflikti për motive të dobëta, morën peng 41-vjeçarin Sali Gaxha, e dhunuan dhe e braktisën në një zonë të pyllëzuar në Himarë.
Vetë Gaxha nuk e denoncoi ngjarjen në polic, por u mjekua në banesën e marrë me qira në Himarë, dhe u largua drejt Sarandës, vend ku dhe u gjet nga policia./lajmifundit