U rrëzua duke bërë selfie në një majë mali, humb jetën 18-vjeçari

Një adoleshent vdiq në një aksident të frikshëm ndërsa pozonte për një foto në një shpat mali. Fynley Jones, 18 vjeç, ishte duke ecur me shokët e shkollës kur ata u ndalën për të bërë selfie në majën e malit Pen-Pych. Ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, teksa hsokët e vetë kanë qenë vetë dëshmitarë të skenës tronditëse. Mjekët luftuan për të shpëtuar adoleshentin, por ai vdiq nga plagët e marra.

Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se Fynley, i cili pëlqente alpinizmin, sërfin dhe skateboarding u zbulua se ai kishte marrë një dëmtim të rëndë në kokë, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme të tij, shkruan BBC.

Ndihmës mjekja ligjore Rachel Knight tha: “Fynley kishte qenë së bashku me një grup shokësh të shkollës, duke bërë fotografi në majë të malit. Fynley vendosi të pozonte për fotografi në një parvaz që ishte e pasigurt, dhe fatkeqësisht, ai humbi këmbën dhe u rrëzua. Rënia ishte një rënie e konsiderueshme dhe Fynley pësoi lëndime fatale”.

Studenti i nivelit A, nga Pentre do të fillonte studimet në Inteligjencën Artificiale dhe Robotikë në Universitetin Aberystëyth, por duket se fati parashikoi një fund tragjik për të.

Loading...