U rrit në jetimore, Ana Lleshi më në fund tregon historinë e dhimbshme të jetës së saj

Ana Lleshi është një ndër ish-konkurentet më të komentuara të “Përputhen”.

Me hyrjen e saj në program ajo rrëfeu për publikun se kishte një histori të dhimbshme familjare dhe se do ta rrëfente atë kur të ishte koha e duhur.

E ftuar në emision “Who Not” ajo tregoi se kur ishte në moshën 3-vjeçare nëna e saj ishte e detyruar ta linte atë në shtëpinë e fëmijës.
Prindërit e saj në këtë periudhë ishin ndarë dhe e ëma nuk mundi ta përballonte këtë situatë nga ana financiare dhe psikologjike, rrjedhimisht nuk kujdesej dot për të.

Por duket se fati i buzëqeshi sërish Anës, pak kohë më vonë ajo u birësua nga një familje tjetër dhe se aty gjeti dashurinë familjare që i mungonte.

Por fakti se ajo gjeti një strehë të re, nuk e pengoi atë të kërkonte nënën e saj biologjike.

Ajo tregoi se para dy vitesh ajo e ka takuar atë dhe tani jeton së bashku me të në Tiranë, ndërsa babai fatkeqësisht nuk jeton më.

Loading...