“U shemb pallati yt”, Bozo: “E injoroj, nuk i përgjigjem Bashkim Koplikut”

Profesorja e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo u pyet për akuzat e Bashkim Koplikut. “I injoroj komplet ti përgjigjem atyre gjërave që ka folur sepse janë të paverteta. Nuk denjoj fare…”, tha znj.Bozo, ne studion e lajmeve te Abc News.

Një ditë më parë, ish-zv.kryeministri dhe inxhinieri elektrik, Bashkim Kopliku ka sulmuar Luljeta Bozon, pasi sipas tij mbroj pallatet e ndërtuara nga Enver Hoxha.

Përmes një postimi në Facebook, ai i drejtohet Bozos duke i thënë që i vetmi pallat që ka shembur tërmeti është i saji. Sipas Koplikut, asnjë banesë e ndërtuar nga italianët, para periudhës së profesoreshës, nuk ka luajtur vendit, ndërsa është shembur një objekt i ndërtuar në kohën e komunizmit.

Statusi i Koplikut në facebook:

PROFESORESHË, I VETMI PALLAT QË SHKATËRROI TËRMETI, ËSHTË “YTI”.

Znj. Bozo, profesoresha e konstruksioneve të ndërtimi, e kohës së komunizmit shqiptar, u lëshua në mbrojtje të periudhës komuniste, dhe në sharje e dërrmim të periudhës jokomuniste. Personalisht, kam respekt për të, pavarësisht se në sa po them, kam mendim diametralisht të kundërt me të.

E KA GABIM, E RESPEKTUARA PROFESORESHË!

PROVA E SHPEJTË:

Në bulevardin e Durrësit, e vetmja ndërtesë që e këputi tërmeti, është e “profesoreshës”, pallati i ndërtuar në vitet 80, “para syve të Saj”, nën “kontrollet”, “standardet”, “kontrollet e cilësisë”, vetëm 200 metra larg ZUP-it (ish Zyra e

Projektimit në kohën së Saj, të Profesoreshës), sot karshi “Foto Pali”.
Nga ana tjetër, Asnjë nga ndërtesat e ndërtuara “nga italianë”, para periudhës së Saj, të profesoreshës, nuk ka luajtur vendit!!!

Loading...