U tha se ishte shtatzënë me portierin Hoxha, Çiljeta zbulon të vërtetën

Ditën e djeshme Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha u bënë kryefjala e mediave rozë, pasi përflitej se çifti po priste një fëmijë bashkë.

U tha se Çiljeta ishte në pritje të ëmbël dhe kësaj here babai i fëmijës së saj ishte portieri i Partizanit, Hoxha, partner i këngëtares pre 3 vitesh.

Mirëpo, këto zëra u shuan nga vetë Çiljeta përmes një postimi në Instastory, ku tregoi se “goli nuk është shënuar ende”, citon Lajmi i Fundit.al.

Ajo ka shkuar:

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë”.

Loading...