U tha se u rrëmbyen në Gjermani, nëna shqiptare dhe djali i saj gjenden në Kosovë

Është gjetur 34-vjeçarja dhe djali i saj 3-vjeçar, që rreth 5 ditë më parë u raportua se ishte rrëmbyer nga një makinë në Gjermani.

Mediat kosovare bëjnë me dije se nëna dhe djali janë gjetur në Kosovë. Ka qenë vetë 34-vjeçarja që ka telefonuar policinë duke thënë se ishte në Kosovë dhe se po qëndronte vullnetarisht tek një i afërmi i saj.
Edhe pse policia ka marrë një telefonatë nga vetë gruaja, ata sërish po hetojnë pasi nuk dihet saktësisht vendodhja e saj. Kujtojmë që pak ditë më parë u raportua se Nasibe.K 34 vjeç dhe djali i saj, Ben 3-vjeç, u rrëmbyen nga një “audi” i bardhë.

Fillimisht kishte dyshime se ajo dhe djali i saj janë rrëmbyer nga ish bashkëshorti i 34-vjeçares. Ka qenë një kalimtar që pa ngjarjen dhe më pas telefonoi policinë. Ish burri i Nasibes është një person i dhunshëm. Sakaq, policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...