U v.ra dhe u dogj në park në Francë, del emri i vajzës shqiptare (foto)

Gruaja 37-vjeçare e gjetur e vdekur në një park në Mougins në Francë ditën e Krishtlindjes është nga Shqipëria. 

Mediat franceze referuar autoriteteve lokale bënë të ditur se gruaja nga Shqipëria. Emri i saj është Brunilda Kovaçi nga Berati.

Dyshohet se 37-vjecarja ishte shfrytëzuar për prostitucion në Francë së fundmi. Ajo ka lënë pas në Francë një fëmijë 4 vjeç, fati i të cilit tashmë nuk dihet sesi do të shkojë.

Fakti se Brunilda Kovaçi u gjet gjysmë e zhveshur dhe e djegur në park tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave të mëdha franceze. Në krah ajo kishte një tatuazh me emrin e një mashkulli shqiptar.

Për vdekjen e gruas 37-vjecare është arrestuar një person por nuk dihet lidhja e tij me këtë ngjarje. Ndërkohe akt ekspertiza e vdekjes pritet të dalë në datën 30 dhjetor.

Tashmë familjarët mes dhimbjes kërkojnë që t’i ndihmojë për të tërhequr trupin e pajetë të vajzës. Po ashtu ata bëjnë apel që të marrin edhe djalin e mitur të 37-vjeçares.

“Po presim çupën të na vijë. S’kemi lekë ta marrim. Ju lutem shumë na ndihmoni. Na e bini këtu se jemi fukarenj. Ju lutem shumë jemi fukarenj në kulm”, shprehet nëna.

Loading...