“U vesh si grua dhe iku me makinë”, dalin detaje për ikjen e Gruevskit

Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Ai u strehua në Hungari ku kërkoi azil politik pasi një gjykatë maqedonase e dënoi me dy vite burg për rastin “Tank”, ku Greuvski kishte keqpërdorur detyrën si kryeministër për të porositur Mercedes luksoz.

Së fundmi ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka deklaruar se familja e të arratisurit është në ende Maqedoni.

Spasovski ka thënë:

Bashkëshortja e tij ka qenë në shtëpi dhe i ka mundësuar pjesëtarëve të MPB-së të kryejnë kontrolle. Kjo është bërë edhe në shtëpinë e nënës së tij.”
Greuvski kishte afat deri të hënën për t’u dorëzuar në polici por kur policët shkuan ta merrnin në shtëpi, aty nuk ishte askush.

Ministri Spasovski ka treguar se ish-kryeministri nuk është larguar nga rrugët ajrore, por përmes kalimeve të “gjelbërta” në disa zona kufitare që nuk mund të mbyllen hermetikisht.

Ka spekulime të ndryshme se si është arratisur sipas mediave maqedonase, disa prej të cilave kanë shkruar se ka qenë i maskuar si grua, se ka përdorur pasaportë bullgare dhe se ka dal nga kufiri përmes një makine diplomatike hungareze.

Loading...