U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë në spital 46-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital, 46-vjeçari, S.A, i cili u vetëplagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se :

Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...