U vra me breshëri arme në derën e banesës, del fotoja e viktimës në Vlorë

Personi që shihni në foto është Shkëlzen Velaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa tentonte që të hynte në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji” në Vlorë. 42-vjeçari ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij, duke e vrarë. Ndërkohë, autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili ku kanë braktisur makinën tip ‘BMW’ pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.
Policia, pasi mbërriti në vendin e ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Kujtojmë se 42-vjeçari kishte humbur vëllain, Ardi Velaj, në masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur më 7 prill të 2015-ës. Mësohet se varrimi i 42-vjeçarit do të bëhet ditën e sotme në orën 17:00.

Loading...