U zgjodh kryebashkiake në qytetin italian, reagon menjëherë 30 vjeçarja shqiptare

Sindi Manushi, 30 vjeçarja shqiptare është zgjedhur si kryebashkiake në një qytet të Italisë. E reja u zgjodh kryebashkiake e Pieve di Cadore në zonën Belluno në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. Qytetarët i besuan shqiptares bashkinë duke pasuar paraardhësin Giuseppe Casagrande.

Në një intervistë për ABC News, Manushi tregoi pse vendosi që të kandidojë në këtë komunë. Ajo tregoi se pasur shumë mbështetje nga shqiptarët që jetojnë në atë zonë. Më tej, Sindi shtoi se ndonëse s’e ka eksperiencën për një kryebashkiake, ka gjithë kohën e duhur për ta bërë këtë punë.
“Zgjodha të kandidoj sepse komuna ku jetoj komuna ku jeton ka pasur një situatë të vështirë si nga ana politike sepse ashtu edhe nga ana psikologjike. S’e ka problem të them se jam shqiptare, jam krenare për origjinën time por njëkohësisht kam studiuar këtu dhe ndihem edhe italiane nga ana tjetër.

Kam hasur shumë vështirësi jo vetëm probleme raciste por edhe për shembull nga ana e maksilistëve dhe kjo gjë nuk shihet mirë sidomos në vende të vogla. Jam shumë e re, vetëm 30 vjeç dhe nuk kam eksperiencën që mbase duhet të ketë një kryebashkiak por kam gjithë kohën e duhur për ta bërë.

Advertisements

Edhe nga pikëpamja politike më etiketonin si dikush shumë i majtë.“, tha ajo. “Në komunën time nuk ka edhe aq shumë shqiptarë. Të gjithë ata që jetojnë në komunën e Pieves i njoh. Kam një raport direkt me to. E kam ndjerë të gjithë dashurinë që më kanë dhënë shqiptarët këtu në Pieve”, shtoi ajo.

Loading...